Lajmet e fundit

Punimet i ndalën të hënën shkaku i të reshurave të shiut por në fakt Hamamin e Prizrenit tashmë kanë vendosur ta restaurojnë.
Një grup punëtorësh javën e kaluar nisi punimet në restaurimin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës.
Me këtë po synohet që të përmbyllet faza e parë e intervenimit në këtë objekt të trashëgimisë kulturore, që kishte nisur me mjetet e ndara nga UNESCO, njofton Klan Kosova.
Por punimet ishin ndërprerë muaj më parë për shkak të mungesës së rreth 60 mijë eurove, buxhet ky që pak kohë më parë është ndarë nga Ministria e Kulturës.
Kronikë nga Klan Kosova.