Lajmet e fundit

Aktori Robert Veranda - i cili ka luajtur Frank Lopez në "Scarface" – ka vdekur.
Veranda vdiq në shtëpinë e tij në pasditen e së premtës, transmeton Klan Kosova.
Gruaja e tij, Audrey, ka thënë për TMZ se ai ishte duke luftuar me Alzheimer në 5 vitet e fundit. Ajo tha se gjërat morën një kthesë drastike, pastaj vdiq papritmas dhe në mënyrë paqësore në shtëpi.
Audrey tha se ajo dhe vajza e tyre Cynthia ishin pranë shtratit të Robertit kur ai ndërroi jetë.
Çifti ishte të martuar për 33 vjet.