Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, është acaruar me qasjen e kreut të VV-së, Albin Kurtin, në raport me Duda Baljen.
Kjo meqë tashmë raportohet të jenë trazuar ujrat ngase vet Rexhepi, raportohet se nuk pritet të votojë për kandidatin e VV-së të propozuar nesër, transmeton klankosova.tv.
“Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, është përgjigjur ajo për indeksonline, kur është pyetur mbi këtë zhvillim.
Rexhepi thuhet të jetë indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.