Lajmet e fundit

Juventusi duket se ende dëshiron ta transferojë sulmuesin holandez, Memphis Depay.
Ata dështuan që ta transferojnë lojtarin e Barcelonës gjatë verës dhe tani ia kanë mësyrë të provojnë sërish.
Zonja e Vjetër nuk po kalon në sezonin më të mirë dhe dëshiron ta përforcojë fazën e sulmit, ku nuk i kanë punët mirë.
Në anën tjetër, Depay nuk është po aq i dashur në Camp Nou sa ishte te Lyoni dhe mund të kërkojë të ndërrojë destinacion.