01.12.2018 · përditësuar para 2800 dite1 min lexim
Juventusi luan një tjetër kampionat dhe vijon të vrapojë drejti titullit të 9 kampion radhazi në Serinë A, teksa regjistroi sot fitoren e 13, në 14 takime sezonale.
Bardhezinjtë u imponuan me rezultatin 0-3 në transfertën e vështirë të “Artemio Franchit”, ndaj Fiorentinës, por që djemtë e Allegrit e bënë të dukej ndeshje normale, shkruan Top Channel.
Rodrigo Bentancour zhbllokoi sfidën në minutën e 30, falë një inkursioni personal, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Chiellini dhe Ronaldo me 11-metërsh, për të vënë në kasafortë fitoren.
Me këtë fitore, bardhezinjtë mbeten në krye, por tashmë në kuotën e 40 pikëve, plot 11 më tepër se Napoli i vendit të dytë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 10, me 18 pikë të grumbulluara.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.