Lajmet e fundit

Juventusi po e shqyrton mundësinë që t’ia zgjasë kontratën mesfushorit francez, Adrien Rabiot.
Ish-lojtari i Paris Saint-Germain po kalon në një formë shumë të mirë te Zonja e Vjetër pavarësisht se i ishte dashur kohë që ta gjente formën e tij.
Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, dhe tani Zonja e Vjetër duhet t’ia ofrojë shtatë milionë euro në vit në mënyrë që ta mbajë në skuadër.