Juventusi ka nisur lëvizjet për një goditje të madhe në afatin kalimtar veror, duke vendosur në shënjestër portierin e Liverpool, Alisson Becker.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, “Zonja e Vjetër” ka bërë një qasje konkrete për brazilianin, duke e parë si objektivin ideal për portën në sezonin e ardhshëm.
Juventusi synon të transferojë një portier të nivelit të lartë gjatë verës dhe Alisson konsiderohet kandidati perfekt, madje lojtari thuhet se është i hapur për një rikthim në Serie A.
Megjithatë, gjithçka varet nga vendimi i Liverpoolit. Klubi anglez së fundmi i ka vazhduar kontratën portierit edhe për një sezon tjetër, ndërsa vetë Alisson ruan respekt të madh për “The Reds” dhe nuk do të largohej pa miratimin e tyre./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.