Lajmet e fundit
Kampioni i Italisë, Juventus është duke përgatitur një ofertë serioze për lojtarin e Manchester City, Stevan Jovetic.

Bardhezinjët flitet se kanë planifikuar që t’i ofrojnë atij një kontratë pesë vjeçare dhe numrin 10 të fanellës vetëm për ta bindur për t’u bashkuar më ta.
Raportohet se bisedimet për transferimin e tij në Itali kanë filluar këtyre ditëve dhe mbetet të shihet nëse edhe drejtuesi e Citizens do të pajtohen për ta lënë të lirë malazezin.
Ai do ta zë vendin e Tevez i cili pritet të largohet drejt Bocca Juniors, ndërsa vlera e mjeteve që Juve ka përgatitur për Joveticin kap vlerën prej 20 milionë eurove.