Lajmet e fundit

Juventusi do t’ia bëjë një ofertë njëvjeçare yllit argjentinas, Angel Di Maria.
Goal e ka konfirmuar se Zonja e Vjetër tashmë është në bisedime për ta tranferuar ish-yllin e Real Madridit i cili do të jetë agjent i lirë në fund të sezonit.
Di Maria ka shtatë vjet që luan te Paris Saint-Germaini, pasi francezët e kishin blerë nga Manchester Unitedi për 52 milionë euro.
34-vjeçari ka qenë tejet i angazhuar këtë sezon nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino, mirëpo mund të largohet për një sfidë të re.