Lajmet e fundit

Largimi i Pirlos, Tevezit, Vidalit ka bërë që Juventusi të humbë disi nga siguritë që kishte deri pak muaj më parë.
Në pritje të numrit dhjetë, Juventusi i është nënshtruar një procesi mjaft të vështirë.
Anjeli dhe Marota kanë vendosur të rifreskojnë skuadrën, pasi nuk duan të përsëritin gabimin e Milanit në vitin 2007 dhe të Interit në vitin 2010.
Shitjet – Përpara se të konsultojmë numrat për të parë peshën e tre lojtarëve kryesorë të larguar, mjafton të shikojmë listën e shpallur nga UEFA për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, raporton Panorama-sport, transemton Klan Kosova.
Pirlo, Tevez dhe Vidal janë 3 prej 8 lojtarëve, të cilët janë në garë për çmimin e lojtarit të sezonit. Në numra largimi i Pirlos i heq Juves 493 ndeshje në Serinë A (shënoi 58 gola) dhe 115 në Ligën e Kampioneve (shënoi 8 gola). Largimi i Tevezit i humb “Zonjës” 149 gola të shënuar në 343 takimeve (të luajtura në seritë e para të vendeve, si Argjentina, Anglia dhe Italia). Këtyre shifrave u duhen shtuar edhe 13 golat në 46 takimet e luajtura në Ligën e Kampioneve.
Ndërkohë që Vidal merr me vete te Bajerni 50 gola në 241 ndeshje (të luajtura në Bundesligë dhe në Serie A) dhe 9 gola në 27 takime në Ligën e Kampioneve.
Tifozët i tremben këtij ndryshimi, pasi në ekip janë afruar lojtarë, si Rugani, Dibala, Neto dhe Zaza. Të katërt së bashku nuk kanë luajtur asnjë minutë në Ligën e Kampioneve dhe numërojnë të gjithë së bashku më pak se 100 prezenca në Serinë A.
Nga të afruarit vetëm Manxukiç dhe Khedira kanë këllqe të sfidojnë paraardhësit. Gjermani numëron 200 prezenca në Bundes dhe në La Liga dhe 45 në Ligën e Kampioneve. Ndërsa Manxu në Ligën e Kampioneve “mburret” me 18 golat e shënuar.