Juventusi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur 1-0 Udinesen në udhëtim.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jeremy Boga, i cili i dha tri pikë të vlefshme bardhezinjve. Për Juventusin kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat, duke vazhduar momentin pozitiv në garën për zonën e Champions League, kurse goli i tretë radhazi për Bogan.
Me këtë sukses, Juventusi ngjitet përkohësisht në pozitën e katërt në tabelë. Megjithatë, gara mbetet e hapur pasi të dielën zhvillohet përballja direkte mes rivalëve për këtë objektiv, Como dhe Roma.
Në javën e ardhshme, Juventusi do të ketë një tjetër sfidë të rëndësishme, pasi pret në shtëpi rivalin e zakonshëm Sassuolon. Nga ana tjetër, Udinese do të udhëtojë për t’u përballur me Genoan. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.