Lajmet e fundit

Juventus ka vazhduar me formën e mirë në Serine A. Në xhiron e 11’të, kampionët e Italisë kanë mposhtur me rezultat 2:1 Napolin, ku golin e tre pikëve e shënoi ish sulmuesi i napolitanëve, Gonzalo Higuain, i cili ndëshkoi ish-skuadrën në minutën e 71’të.
Golin tjetër për vendasit e shënoi Leonardo Bonucci në minutën e 50’të. Derisa golin e vetëm për Napolin e realizoi Jose Maria Callejon në minutën e 54’.
Pas kësaj fitoreje, Juve ka grumbulluar 27 pikë, shtatë më shumë se Napoli që mban vendin e tretë me 20 pikë. Përcjellësi më i afër i ‘Zonjë së Vjetër’ është Roma, e cila në rast fitores ndaj Empolit të dielën, do t’iu afrohet atyre në dy pikë, transmeton Klan Kosova.