Lajmet e fundit

Juventusi e ka mposhtur Milanin, në një miqësore të zhvilluar në Amerikë.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Malick Thiaw në minutën e 23’. Teksa rezultatin e barazoi Danilo në minutën e 33’.
Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Olivier Giroud e kaloi sërish në epërsi Milanin.
Në pjesën e dytë, Daniele Rugani e barazoi rezultatin në minutën e 48’. Më gola nuk pati në kohën e rregullt dhe fituesi u përcaktua në gjuajtjet e penaltive.
Aty, skuadra e Juventusit ishte më e saktë, pasi nga gjashtë penalltitë katër i realizuan dy i humbën.
Ndërkohë, skuadra e Milanit realizoi tri dhe huqi tri të tjera. /Klankosova.tv.