Lajmet e fundit

Juventus e ka mposhtur bindshëm Salernitanan me rezultat 6:1.
Ndeshja u luajt në kuadër të raundit të 16-të të Copa Italia.
Por, jo gjithçka nisi mirë për "Zonjën e Vjetër", pasi që të parët në epërsi kaluan mysafirë me Chukwubuikem Ikwuemesi, i cili realizoi në minutin e parë.
Pas 11 minutash, u barazua rezultati nga Juventusi me Fabio Mirettin, i cili shënoi në minutin e 12-të.
Skuadra e Massimiliano Allegrit, e thelloi epërsinë me Adrea Cambiasson, i cili qëlloi cakun për 2:1 në minutin e 35-të.
Dominimi i skuadrës "Bardh e Zi", vazhdoi me shënimin e golit të tretë, me Daniele Ruganit, i cili shënoi në minutin e 54-të.
Salernitana realizoi edhe një gol, veçse futbollisti i saj shënoi në portën e gabuar.
Dylan Bronn, ishte ai që shënoi autogol në minutin e 75-të për 4:1.
Dy golat e tjerë për Juventusin i shënuan edhe Yldiz dhe Weah, duke e përmbyllur ndeshjen me fitore të thellë prej 6:1.