Lajmet e fundit

Juventusi bën edhe një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere. Skuadra e Allegrit ka arritur një marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit të majtë të Portos, Alex Sandro.
Mbrojtësi 24 vjeçar do ti bashkohet kampionëve të Italisë për 20 milion euro. Marrëveshja në Itali thuhet se është kryer dhe se futbollisti nesër pritet të marrë rrugë për Torino për të iu nënshtruar testeve mjekësore te Juve.
Sandro është edhe futbollisti i Brazilit duke veshur 6 herë fanellën e Selecaos./Albeu.com