Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Serie A nuk e ka gjetur të vëshitrë të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Palermo

Juventusi e ka kaluar pa problem pengesën e quajtur Palermo.
Zonja e Vjetër në kuadër të xhiros së 25-të në shtëpi, ka mposhtur Palermon me rezultat të pastër 4:1.
Marchisio në minutën e 13-të, Dybala në minutën e 40-të, Higuain në minutën e 63-të dhe sërish Dybala në minutën e 89-të, shënuan për fitoren e Juventusit.
Golin e vetëm për Palermon e shënoi Chochev në minutën e 93-të.
Edhe pas kësaj fitore, Juventusi prin në Serie A, me 63 pikë.