Lajmet e fundit

Pas Pjanic dhe Dani Alves, Juventus ka mbyllur akordin me Bayernin për të transferuar mbrojtësin, Mehdi Benatia.
Futbollisti ndodhet në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën me kampionët e Italisë.
Marokeni i kushton bardhezinjve 20 milionë euro, 3 milionë huazimi, ndërkohë që 17 milionë do të paguhen për të blerë kartonin e tij të plotë, raporton Albeu.
Benatia do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon.