Lajmet e fundit

Juventusi e ka pësuar humbjen e parë në Serie A, në këtë sezon, pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Leonardo Mancuso për Empolin në minutën e 22-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Gjatë pjesës së dytë Juventusi u mundua vazhdimisht që ta barazojë rezultatin, por që në fund loja përfundoi me fitoren e Empolit.
Juventusi ende është pa fitore në Serie A, me një humbje dhe një barazim.
Ndeshjen e ardhshme Juventusi do të luajë kundër Napolit, kurse Empoli me Venezian. /Klankosova.tv./