Lajmet e fundit
Pas refuzimit që gjermanët i bënë ofertës prej 20 milionë eurosh, bianconer-ët kanë bërë një tjetër ofertë në vlerë 29 milionë.

Juventus ka rritur ofertën për asin e Schalkes, Julian Draxler, duke ofruar 23 milionë euro plus 6 milionë të tjera në bonuse.
Bianconer-ët fillimisht patën ofruar 20 milionë për shërbimet e sulmuesit që ka edhe tre vite të mbetur në kontratë.
Megjithatë, Schalke e refuzoi ofertën, duke e detyruar Juventusin t’a rritë atë – drejtori ekzekutiv i ‘Zonjës së vjetër’, Beppe Marotta tha se: “Jemi afër braktisjes së negociatave për një numër arsyesh, por jemi ende në kërkim të një lojtari që do të luajë prapa sulmuesve”.
Skuadra kampione e Serie A pritet që të shtojë tentimet për të siguruar një mesfushor me tipare sulmuese, sidomos pas humbjes shokuese nga Udinese, në xhiron e parë të sezonit të ri.