Lajmet e fundit

Barcelona ia ka ofruar Juventusit Ivan Rakitiqin si pjesë të një marrëveshjeje potenciale e cila mund ta shihte Miralem Pjaniqin që të kalojë në Camp Nou, mirëpo oferta e tyre është refuzuar nga liderët e Serie A, sipas Goal.
Katalunasit po synojnë që ta transferojë boshnjakun gjatë verës, mirëpo shkaku i paqartësisë financiare si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ata po mundohen të gjejnë zgjidhje përmes një marrëveshjeje shkëmbimi.
Zonjës së Vjetër në këtë marrëveshje i është ofruar Rakitiqi, mirëpo ndonëse ai iu kishte pëlqyer dikur, ata tani janë më të dhënë pas transferimit të brazilianit Arthur.