Lajmet e fundit

Juventus e ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 160 milionë eurosh për Paulo Dybala-n, raporton Corriere dello Sport.
Klubi katalunas ka dështuar në transferimin e Philippe Coutinho-s nga Liverpool dhe tani ka kthyer vëmendjen kah argjentinasi i Juventusit, sidoqoftë kampionët italianë nuk po duan ta shesin yllin e skuadrës duke refuzuar ofertën e majme të së mërkurës.