Lajmet e fundit

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka mohuar se klubi është duke planifikuar që ta rikthejë mesfushorin, Paul Pogba.
Sipas tij, ylli francez nuk do të rikthehet te kampioni i Italisë, përcjell Klan Kosova.
25 vjeçari është përmendur se mund të rikthehet në Turin, pas raportimeve se marrëdhëniet e tij me trajneri Jose Mourinho nuk qëndrojnë mirë.
Pogba kishte lënë Zonjën e Vjetër për t’u rikthyer në Old Trafford për 105 milionë euro në gusht të vitit 2016.