Lajmet e fundit

Skuadra italiane, Juventus nuk është duke u ndarë nga gara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të ri të Schalkes, Julian Draxler.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë duke planifikuar që ta shesin Coman tek Bayern Munich dhe më pas të transferojnë Draxler, për të cilin thuhet se janë duke përgatitur një ofertë shumë të lartë.
Draxler ka qenë I kërkuar edhe nga Arsenal këtë afat kalimtar, por që siç thuhet mund të udhëtojë drejt Italisë për të vazhduar karrierën atje, transmeton Klan Kosova.