Lajmet e fundit
Kampioni i Serie A ka bërë të ditur se është duke shikuar mundësinë e nënshkrimit me brazilianin brenda ditës së mërkurë.

Guiseppe Marotta, drejtor gjeneral i Juventusit, ka thënë se janë afër që të nënshkruajnë me Alex Sandron e Portos dhe se nuk do të kërkojnë më Julian Draxlerin e Schalkes.
Me Patrice Evran afër përfundimit të karrierës, Alex Sandro shihet si zëvendësues perfekt, megjithëse ‘Zonja e vjetër” ishte e interesuar për të nënshkruar me një mesfushor ofansiv.
“Mendoj se jemi afër nënshkrimit me Sandron”, tha Marotta.
“Negociatat për Draxlerin janë pothuaj të braktisura për një numër arsyesh, por ne po kërkojmë një mesfushor tjetër”.
“Kemi dhjetë ditë për të gjetur dikë si Draxler”.