Lajmet e fundit
Torinezët janë të interesuar për të nënshkruar me kroatin, pasi sipas të gjitha gjasave Carlos Tevez do të largohet nga Torino.

Atletico Madrid duket se ka gjetur një të interesuar për të blerë sulmuesin Mario Mandzukiq.
Juventus ka shprehur interes për shërbimet e kroatit që nuk tregoi produktivitet që prej arritjes së tij në Ramon Calderon.
Meqë dështuan të sjellin në skuadër Zlatan Ibrahimoviqin, Edison Cavanin e Gonzalo Higuainin, torinezët janë shumë të interesuar për transferin e sulmuesi kroat.
Vet trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar negociatat për Mandzukiq.
“Më pëlqen Mandzukiq, sepse është sulmues i madh”.
Edhe drejtori ekzekutiv, Beppe Marotta ka konfirmuar interesin për ish sulmuesin e Bayern Munchen në rast të largimit të Carlos Tevez nga Torino,
“Nëse Tevez largohet ne e kemi zëvendësimin, ai quhet Mandzukiq. Dhe kemi përgjigje pozitive nga kroati”.
Këto deklarata konfirmojnë edhe më lëvizjen e Tevez jashtë dhe të Mandzukiq në Torino.