Lajmet e fundit

Lojtari i Chelseas, Juan Cuadrado është target i Juventusit për një huazim të mundshëm, dhe ekipi nga Torino e dëshiron me ngulm një anësor me tipare organizative.
Ish-ylli i Fiorentinës la futbollin italian vetëm 6 muaj më parë, por dështoi të ketë ndonjë ndikim në Premier Ligën angleze, ku katër ndeshje filloi si startues dhe tetë tjera si zëvendësues për blutë e Londrës.
Sipas Tuttosport, biankonerët dëshirojnë ta transferojnë si huazim reprezentuesin kolumbian me një mundësi blerje të përhershme verën e ardhshme.
Megjithatë, Chelsea preferon një marrëveshje të përhershme tani, ku do të paguheshin në tërësi shërbimet e Cuadrados.