Lajmet e fundit
Kampionwt e Serie A në përpjekje për të forcuar edhe më vijën e fundit kanë shprehur interesimin e tyre për Juan Cuadradon.

Juventus ka shprehur interes për të transferuar futbollistin e Chelsea, Juan Cuadrado.
Mesfushori që gjatë muajtit janar u transferua në Chelsea, dështoi të sigurojë një vend në formacionin startues, prandaj largimi shihet si e vetmja mundësi, megjithëse kontrata e tij vlenë deri në vitin 2019.
Juventus raportohet të ketë ofruar 35 milionë euro për kolumbianin që në të kaluarën ishte pjesë e Fiorentinës.
Deri tani, skuadra e Massimiliano Allegrit ka treguar interes në forcimin e vijës ofansive duke transferuar Dybalan e Mandzukiqin.