Lajmet e fundit

Mesfushori, Mateo Kovacic, e ka të paqartë të ardhmen.
Ai është në mes dilemave nëse do të qëndrojë në Real Madrid apo të bashkohet me Juventus në Serie A, shkruan AS, përcjell Klan Kosova.
Kroati ka qenë në vazhdimësi cak i Juventusit. Ai pas largimit të Zinedine Zidane është duke e shqyrtuar seriozisht pozicionin e tij, për të qëndruar apo për t’u larguar.
Skuadra e Massimiliano Allegri ka vënë kontakte me futbollistin për të zbuluar nëse është i interesuar ose jo për ndryshime.