Lajmet e fundit

Juventus ka vazhduar formën e mirë në Serie A duke arritur fitoren e tretë radhazi në këtë sezon duke mposhtur Parman me rezultat 2-1.
Qysh në minutën e dytë Mario Mandzukic arriti t’i dhurojë epërsinë Zonjës së Vjetër.
Minuta e 33të i solli Parmas barazimin.
Nga afërsia ishte Gervinho ai që u tregua i pagabueshëm për 1-1.
Në pjesën e dytë, Juventus kërkoi me ngulm golin e dytë të cilin e arriti në minutën e 58të, kur Blase Matuidi shfrytëzoi asistimin e Mandzukic.
Kampioni italian kishte edhe një mundësi për të thelluar rezultatin por goditjen e Douglas Costas në minutën e 73të e ndali shtylla.
Kjo fitore e mban Juventus në pozitën e parë me nëntë pikë të tubuara, kurse Parma me vetëm një pikë të tubuar qëndron në pozitën e 14të.