Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Serie A e ka pranuar se është duke shqyrtuar mundësitë në këtë afat kalimtar, me asin e Real Madrid në qendër të gjithçkaje

Pas raportimeve se është pranë transferimit të Cristiano Ronaldo, Juventus ka lëshuar një komunikatë ku thotë se është duke "shqyrtuar mundësitë" në afatin kalimtar të verës.
"Sa i përket raportimeve në media, Juventus do t'ua kujtojë të gjithëve se është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë e blerjes në këtë afat kalimtar, duke respektuar rregullat", thuhet në komunikatën e klubit italian.
Mediat më të mëdha botërore kanë raportuar se italianët janë pranë nënshkrimit me Ronaldo për 100 milionë euro.
Vendimi i 33-vjeçarit për t'u larguar nga Madridi i ka bedasuar të gjithë në kryeqytetin spanjoll dhe është dashur kohë që të binden se kjo gjë vërtet mund të ndodhë.