Lajmet e fundit
Mbrojtësi mungoi në barazimin ndaj Spanjës për shkak të suspendimit dhe tani do të mungojë edhe në përballjen ndaj Maqedonisë

Giorgio Chiellini nuk do të jetë pjesë e Italisë në ndeshjen ndaj Maqedonisë, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2018.
Qendërmbrojtësi, që mungoi edhe në barazimin 1-1 me Italinë të enjten, ka një lëndim që ia pamundëson këtë gjë.
Juventus ka njoftuar të enjten se 32 vjecari do të mbetet në Vinovo për të vazhduar trajtimin dhe testet.
Chiellini ka pasur një fillim-sezon të vështirë dhe mungesa e tij do të reflektohet në përballjet e skuadrës ndaj Milan dhe Napoli këtë muaj.