Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Aaron Ramsey, raportohet se është duke u kërkuar nga disa klube evropiane.
Një prej tyre e ka konfirmuar interesimin për uellsianin, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.
Drejtori sportiv te Zonja e Vjetër, Fabio Paratici ka treguar se duan që ta blejnë yllin e Topçinjve.
“Ai është lojtar i madh, ka qenë në nivel të lartë për vite dhe luan në një skuadër të madhe”.
“Kontrata e tij është duke skaduar dhe ne jemi gjithmonë të vëmendshëm se çfarë mund të krijohet. Juve po interesohet për të. A do të luajë Ramsey me ne pas qershorit? Kjo duhet të vërtetohet. Tash ai është lojtar i Arsenalit”.