Lajmet e fundit
Largimi i Arturo Vidalit nga Torino ka bërë që ‘Zonja e vjetër’ të vihet në kërkim të zëvendësuesit.

Juventus është duke kërkuar zëvendësues për Arturo Vidalin që javë më parë nënshkroi kontratë me kampionin e Bundesliga, Bayern Munchen.
Skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allegri mësohet se është shumë e interesuar që të transferojë në Torino mesfushorin e Schalke 04, Julian Draxler. Por, edhe lojtari edhe drejtuesit e klubit disa herë kanë qartësuar se ai nuk e ka ndërmend të largohet.
Kështu, bianconer-ët janë duke shikuar mundësinë që Christian Eriksen të jetë zëvendësues i kilianit.
Danezi ka pasur paraqitje të mira sezonin e shkuar dhe kalimi i tij në radhët e torinezëve do të hiqte pak barrë nga Paul Pogba.