Lajmet e fundit

Kampioni Italian, Juventus ka kthyer sytë kah mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante.
Mundësia e shkuarjes së Miralem Pjanic në Manchester City ka bërë që torinezët të mendojnë për blerjen e francezit, transmeton Klan Kosova.
'Zonja e Vjetër' për të marrë Kante-n do të ketë punë me Paris Saint- Germain pasi që edhe francezët kërkojnë me ngulm atë dhe Chelsea nuk do të pranojë asnjë ofertë më të ultë se 80 milionë euro.
Kante ishte një nga lojtarët kyq që ndihmoi Francën të bëhej kampion bote.