Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Italisë ka shprehur interesimin që në radhët e veta këtë afat kalimtar të transferojë mesfushorin me tipare sulmuese të Chelsea, Oscar dos Santos Emboaba Júnior.

Braziliani Oscar mund të transferohet tek Juventus.
Interesimin për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese e ka konfirmuar kampioni i Italisë, Juventus.
‘Zonja e Vjetër’ e sheh Oscarin si njeriun e duhur për të përforcuar pozitën mefushën që mund të ketë problem nëse Arturo Vidal e Paul Pogba largohen këtë verë.
Torinezët kanë ofruar 28 milionë euro për shërbimet e tij, por Chelsea kërkon 35 milionë, ndaj mbetet të shihet si do të ecin negociatat.
Oscar ka treguar nivel të kënaqshëm me kampionët e Anglisë dy sezonet e fundit, prandaj do të ishte një përforcim me vlerë për skuadrën nga Juventus Arena.