Lajmet e fundit
Asi francez nuk do të kthehet në Torino, pasi skuadra italiane nuk është e interesuar ta ketë sërish në radhët e veta, megjithëse ka prishur raportet me menaxherin portugez

Juventus nuk po synon ta kthejë në radhët e veta Paul Pogba, megjithëse tifozët do të donin që kjo gjë të ndodhte, shkruajnë mediat italiane.
Raportet për prishjen e marrëdhënieve të francezit me Jose Mourinho e kanë lidhur me një largim nga Manchester United, drejt Real Madrid.
Zonja e Vjetër nuk është duke u munduar ta kthejë mesfushorin në Torino, ndërsa zyrtarë të saj thonë se paga e tij është shumë e lartë për të pasur çfarëdo interesimi të këtij lloji.