Lajmet e fundit

Juventus është i hapur që ta shesë Paulo Dybala-n në afatin kalimtar veror, sipas raportimeve të Goal.
Përfaqësuesi i Argjentinës nuk po konsiderohet më pjesë kyçe e formacionit të Zonjës së Vjetër dhe duket se nuk bën pjesë në planet e Bardh e Zinjve.
Mundësia e largimit të tij është edhe më e madhe nëse trajneri Massimiliano Allegri mbetet në "Juventus Stadium".
Kampionët e Italisë e kishin blerë Dybala-n për 32 milionë euro nga Palermo më 2015, plus 8 milionë euro shtesa, dhe tani shpresojnë ta shesin për një shumë më të madhe.