Lajmet e fundit
Skuadra torineze ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit spanjoll, që u kthye në Santiago Bernabeu, pasi Reali shfrytëzoi të drejtën e riblerjes.

Juventus mesa duket e ka gjetur zëvendësuesin e Al varo Moratës. Bardhezinjtë në ndjekje të një sulmuesi dhe sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, objektivi i vërtetë i kampionëve të Italisë është Karim Benzema.
Sulmuesi francez i cili nuk ishte pjesë e gjelave në Euro 2016-të, me rikthimin e Moratës te Reali ndoshta mund të gjejë më pak hapësira në formacionin e Los Blancos dhe kjo është një nga arsyet që Benzema mund të largohet nga gadishulli iberik gjatë kësaj vere.
Për lojtarin nuk interesohet vetëm Juventusi por edhe skuadra gjermane e Wolfsburgut edhe pse vështirë se Benzema do të pranonte të transferohej në Volkswagen Arena. Për të firmosur me Benzema bardhezinjtë duhet të bëjnë gati një ofertë që varion nga 40 deri në 50 milionë euro.