Lajmet e fundit
Skuadra nga Torino ka triumfuar edhe në përballjen e radhës në Serie A, duke forcuar pozitën e parë edhe më shumë

Juventus ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke mposhtur Atalanta me rezultat 2:0.
Skuadra kampione e Italisë fitoren e siguroi përmes golave të Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi.
Me këtë triumf Zonja e Vjetër forcon vendin e parë me 74 pikë, katër më shumë se Napoli që renditet i dyti.