Përfundon ndeshja. Juventus është në finale me Barcelonën
Minuta 77: Ndëshkohet Lichtsteiner, shkaku i vonesës së lojës.
Minuta 72: Gareth Bale në rast ideal. Gjuan me kokë jashtë portës.
Minuta 70: Tevez ndëshkohet me të verdhë.
Minuta 69: Marchisio në rast ideal, mbron Casillas.
Minuta 68: James Rodriguez gjuan rrezikshëm nga distanca.
Minuta 67: Del Benzema. Hyn Chicharito.
Minuta 63: Bale gjuan jashtë në një rast ideal.
Minuta 58: Shënon Morata. Barazon rezultatin.
https://www.youtube.com/watch?v=vQCn4RcrRuk
Minuta 53: Gjuajtje jashtë porte nga Marcelo.
Minuta 51: Marchisio gjuan fuqishëm nga distanca; jashtë porte.
21:50 , Fillon pjesa e dytë.
21:33, Minuta 46: Përfundon pjesa e parë.
Minuta 44: James Rodriguez ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.
Minuta 42: Benzema gjuan në shtyllën e parë, por Buffon ishte në krye të detyrës.
Minuta 41: Gjuajtje e fuqishme jashtë kuadrati nga Ronaldo.
Minuta 39: Gjuajtje nga distanca e Karim Benzema, që përfundon jashtë porte.
Minuta 32: Isco ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndalë Tevezin në mënyrë të palejueshme.
Minuta 30: Goditje me kokë nga Karim Benzema.
Minuta 23: Shënon Ronaldo.
https://www.youtube.com/watch?v=ZKgnzdN4zs0
Minuta 22: Penalti për Real Madrid.
Minuta 20: Gareth Bale gjuan fuqishëm nga rreth 30 metra, por Buffon intervenon,
Minuta 19: Benzema gabon në pasim brenda zonës së rreptësisë në atë që mund të ishte rast ideal për Real Madrid.
Minuta 18: Isco driblon në gjashtëmbëdhjetë metërsh, por gjuan jashtë portës.
Minuta 13: Gjuajtje e rrezikshme nga Arturo Vidal që ndalet nga Casillas.
Minuta 10: Faul në Cristiano Ronaldon. Gjuajtje e lirë për Real Madridin.
Minuta 6: Gjuajte jashtë porte nga Karim Benzema.
Minuta 1: Gjujtje me kokë nga Gareth Bale.
Fillon ndeshja!
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.