Lajmet e fundit

Juventus po e synon rikthimin e Paul Pogba-s në Torino, sipas gazetës italiane Tuttosport.
Pasi që janë marrë vesh që trajneri Massimiliano Allegri të mbetet në skuadër, ata po duan që ta transferojnë edhe një mesfushor qendror në skuadër.
Ndërkaq Allegri e sheh Pogba-n, i cili u largua dy vjet më parë, si lojtar ideal, ndërkaq sytë i ka kthyer edhe kah ylli i Lazios, Segerj Milinkovic-Savic.