Lajmet e fundit

Juventus po e kërkon mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, si dhe atë të Arsenalit, Aaron Ramsey, sipas Tuttosport.
Kampionët e Serie A janë ende me shpresë që mund të nënshkruajnë me Emre Can i cili do të jetë së shpejti agjent i lirë, por kanë filluar që të kërkojnë edhe alternativa të tjera.
Megjithatë, nëse lojtari i Liverpool-it nuk përfundon te lideri i Serie A, atëherë Zonja e Vjetër mund t’i kthejë sytë kah Rabiot apo Ramsey.