Lajmet e fundit

Paulinho mund të largohet nga Barcelona, dhe ky ishte një nga spekulimet më të mëdha të ditës së djeshme, sipas AS.
Kjo pasi që mediumi italian, La Republica, ka pohuar se kampionët në fuqi të Serie A, Juventus, janë në gatishmëri që ta paguajnë klauzolën e lirimit të brazilianit.
Klauzola e ish-futbollistit të Tottenham Hotspur dhe Guangzhou Evergrande është 40 milionë euro, ndonëse ata po shpresojë që ta marrin me një çmim më të ulët.