Lajmet e fundit

Kampionët e Serie A, Juventus, dëshirojnë që ta transferojnë mesfushorin e Lyon-it, Houssem Aouar.
Corriere dello Sport raporton që kampionët e Serie A-së janë të interesuar që ta sjellin Aouar-in në një marrëveshje huazimi dyvjeçare në mënyrë që ta shtrijnë pagesën për të për një periudhë më të gjatë.
Lyon po rrezikon që t’i humbë lojtarët më të mirë pasi që dështuan të kualifikohen në garat evropiane për herë të parë që nga viti 1997, pas anulimit të Ligue 1 si pasojë e pandemisë Covid-19.