Lajmet e fundit

Aymeric Laporte pritet të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, për shkak të kohës së limituar për të luajtur.
Sipas Daily Mail, tashmë City e ka vendosur çmimin që po e kërkojnë për Laporten, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv
Kampionët e Premier Leagues do të dëgjojnë ofertat vetëm mbi 60 milionë funte, i cili në sezonin e kaluar mbeti rezervë, me Ruben Dias dhe John Stones të cilët kanë luajtur startues.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, thuhet se Juventus dhe Real Madridi janë të interesuar kohët e fundit për shërbimet e qendërmbrojtësit.