Lajmet e fundit

Juventus ka bërë një ofertë fillestare për Ajaksin në vlerë prej 65 milionë eurosh për shërbimet e Matthijs de Ligt, sipas raportimeve nga Sky Sports.
Fillimisht, pritet që Zonja e Vjetër t’ia paguajë 54 milionë euro menjëherë, dhe pjesën e mbetur përmes shtesave.
Sidoqoftë, kampioni në fuqi i Holandës zor se do ta pranojë këtë ofertë marrë parasysh apetitet e tyre sa i përket çmimit të De Ligt.