Lajmet e fundit

Juventus ka shfaqur interesim për blerjen e Marcus Rashford.
Zonja e Vjetër e ka bërë prioritet sulmuesin e Manchester United, shkruan Times, përcjell Klan Kosova.
Gjiganti italian ka bërë një dosje rreth 21 vjeçarit dhe ka bërë disa kontrolle rreth karakterit dhe të kaluarës së lojtarit.
Rashford ka kontratë me Djajtë e Kuq deri më 2020, në të cilën është edhe një opsion i vazhdimit të saj për një vit me tepër.
Sido që të jetë situata Juventus është shprehur e gatshme për ta blerë yllin anglez, në rast se ai vendos të lëvizë.