Lajmet e fundit

Juventus mposhti Barcelonën mbrëmë me rezultat 3:0 dhe e vazhdoi ecurinë mbresëlënëse sa i përket rezultateve në shtëpi.
Juve ka fituar 16 ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha garat.
Zonja e Vjetër është po ashtu e pamposhtur në 48 ndeshje në Juventus Stadium, ku prej tyre kanë 42 fitore dhe gjashtë barazime, njofton Klan Kosova.
Paulo Dybala është juventini i parë që ka shënuar dygolësh në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që prej Carlos Tevez në mars të vitit 2015.