Lajmet e fundit

Juventus po e shikon mundësinë e shitjes së sulmuesit të ri, Moise Kean, sipas raportimeve nga Gianlucadimarzio.com
Kampionët e Serie A po synojnë t’i përfitojnë 30 milionë e më shumë euro nga shitja e Kean, dhe atë mund ta blejnë Arsenali ose Evertoni që janë shprehur të interesuar.
Ndërkaq, një tjetër pretendent për ta transferuar atë është edhe Barcelona që më pas do ta huazonte te Sevilla.
Në sezonin e kaluar ai arriti të marrë vëmendje me paraqitjet e tij duke realizuar shtatë gola nga 17 paraqitje për Zonjën e Vjetër.