Lajmet e fundit

Juventus po planifikon që të mbajë negociata me trajnerin Massimiliano Allegri, në fund të këtij stinori, sipas shefit ekzekutiv të Zonjës së Vjetër, Giuseppe Marotta.
“Me Allegrin kemi një lidhje që ka funksionuar dhe funksionon”, tha Marotta për Rai Sport.
“Pasi ta kemi fituar Scudetton do të flasim për të ardhmen, e që jam i sigurt që do të jetë kënaqësi e plotë e përbashkët”.
“Matematika ende nuk na lejon që të festojmë. Por duhet të jemi realistë. Virtualisht mund ta shijojmë por duam që të arrijmë aty. Kemi nevojë që ta bëjmë matematikisht të sigurt dhe reale”.
Allegri është lidhur me shumë oferta këtë verë, përfshirë edhe me Arsenalit, ku pritet që ta zëvendësojë Arsnee Wengerin.